TIRANË

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 74 vota pro dhe 44 kundër, ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për prokurorin e përgjithëshëm Theodhori Sollaku. Për të mbërritur deri këtu seanca e sotme është shoqëruar me debate të nxehta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Këta të fundit e kanë cilësuar kërkesën për hetimin e kryeprokurorit, sulm mbi institucionet e pavarura dhe me qëllim politik, ndërsa shumica është shprehur se në komision do të sjellë fakte, për mosveprimin dhe lidhjet e kryeprokurorit Sollaku, me krimin.