KANDAHAR

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se forcat e koalicionit në Helmand të Afganistanit kanë vrarë së paku 15 luftëtarë talibanë. Në njoftim mëtutje thuhet se në përleshjet e sotme pjesëtarët e koaliconit nuk kishin pësuar lëndime. Prej zhvillimeve të tjera në Afganistan, veçojmë sulmin ndaj forcave të koalicionit në provincën Kandahar, nga i cili janë plagosur dy ushtarë kanadezë.