LOS ANXHELOS

Qindra mijëra emigrantë në Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë sot një grevë të përgjithëshme në mbrotje të interesave të tyre ekonomike dhe për të bërë presion ndaj ligjvënësve kundër vendosjes së masave kufizuese për imigrantët. Grupe që përfaqësojnë imigrantët hispanike kanë bërë thirrje për bojkotim të punës, të shkollave dhe të qendrave tregtare sot, ne diten e cilësuar nga organizatorët si "dita pa emigrantët". Presidenti amerikan Bush tha se është kundër një bojkoti të tillë.