UASHINGTON

Senatori udhëheqës demokrat në Shtetet e Bashkuara, Jozeph Biden thotë se Iraku do të duhej të ndahej në tri pjesë të mëdha autonome, pas dështimit të administratës së presidentit Bush për ta ndërtuar një qeveri të fuqishme qendrore në Bagdad. Këto komente, zoti Biden i bëri në një artikull të botuar sot në të përditshmen Nju Jork Tajms. Ai thotë ndarja e Irakut mund të jetë e ngjashme me shembullin e Bosnjës, para më se një dekade, kur ky vend ishte ndarë në federata etnike me marrëveshjen e Dejtonit, që ishte ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.