Së paku 27 vetë kanë humbur jetën në shpërthimin në minierën e thëngjillit në provincën veri-perëndimore Shanksi në Kinë, kanë thënë autoritetet lokale. Dje, gjatë shpërthimit të gazit në minerë ndodheshin 39 minatorë por 7 prej tyre ishin në gjendje të largoheshin nga andej vetëm me lëndime të lehta. Pesë minatorë konsiderohen të zhdukur. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Kina i ka minierat më të rrezikshme në botë. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit të kaluar, kanë humbur jetën më se 8 mijë punëtorë.