PRISHTINË

Slavisha Petkoviq është rizgjedhur sot kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Kuvendin e jashtëzakonshëm, që për herë të parë një parti serbe, ka mbajtur në Prishtinë, pas luftës. Petkoviq tha se dalja në skenë e partisë së tij ka bërë që gjatë një viti në Kosovë, të mos ketë pothuajse asnjë incident, ndërsa liria e lëvizjes është e dukshme.
Problemet e bashkësisë serbe në Kosovë mund të zgjidhen vetëm duke marrë pjesë në institucione, ndërkohë që 500 serbë që kanë ardhur në qendër të Prishtinës pa përcjelljen e askujt, janë dëshmia më e mirë për mundësinë së bashkëjetesës dhe për faktin se Prishtina u takon të gjithëve, tha sot Slavisha Petkoviq, ministër për Kthim dhe Komunitete, në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Partisë Demokratike Serbe të Kosovës e Metohisë.