ROMË

Agjensia italiane e lajmeve ANSA, bën të ditur se Fausto Bertinotti, lideri i partisë së rithemeluar komuniste, u zgjodh sot kryetar i dhomës së ulët në parlamentin italian. 66 vjeçari Bertinotti, fitoi një shumicë të thjeshtë në zgjedhjet e përgjithëshme të 9 prillit, ku Romano Prodi mundi kryeministrin Silvio Berluskoni.