PEKIN

Kina mohoi se po mban të fshehtë raste të gripit të shpendëve tek njerëzit. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Mao Kuan tha se çdo rast i virusit H5N1 është bërë publik.
"Wall Street Journal", duke cituar një burim të paidentifikuar kish thënë se zyrtarë lokale të shëndetësisë në Kinë, nuk i kanë raportuar qeverisë qëndrore, raste të mundëshme të gripit të shpendëve tek njerëzit.
Ndërkaq Kina ka raportuar deri tani 18 raste të pranisë së gripit të shpendëve tek njerëzit, përfshirë dhe 12 vdekje.