PARIS

Presidenti francez Zhak Shirak tha se Franca do kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare të rifillojnë dërgimin e ndihmave për popullin palestinez.
"Franca beson se ndihma për palestinezët duhet të vazhdojë për arsye humanitare si dhe për arsye politike. Franca do mbështesë këtë ide tek bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht para Bashkimit Evropian", tha Shirak pas takimit me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.
Shirak ka kërkuar nga qeveria e Hamasit që të përmbushë kërkesat ndërkombëtare.