DURRËS

8 presidentët e vendeve të rajonit takohen nesër në Durrës për të diskutuar çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe fushës së turizmit. Në takimin jo formal pritet të shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet më të fundit në rajon, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit për përshpejtimin e integrimit euroatlantik të rajonit.
Takimi zhvillohet me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe homologut të tij kroat, Stipe Mesiç.