Gjykata e qarkut në Beograd u ka vazhduar sot paraburgimin për 30 ditë, tetë pjesëtarëve të akuzuar të policisë së Serbisë për krime të luftës kundër popullësisë civile në Kosovë. Ata akuzohen për krime të luftës kundër popullësisë civile në Suharekë më 26 mars të vitit 1999, kur janë vrarë 48 pjesëtarë të familjes Berisha. Kjo është akuza e parë për rastin e varrezës masive në poligonin e policisë në Batajnicë, ku në vitin 2001 janë gjetur trupat e pajetë të shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat e Serbisë në vitin 1999. Në këtë varrezë janë gjetur edhe viktimat e nga Suhareka.