PARIS

Gjatë vizitës së tij në Paris, ministri i jashtëm i unionit Serbi – Mali i Zi, Vuk Drashkoviq ka thënë se pavarësia e Kosovës do të jetë pengesë më e madhe në marrëdhëniet Serbi – Bashkimi Evropian se sa shtyrja e dorëzimit të të dyshuarve për krime të luftës, që kërkohen nga Tribunali i Hagës. AFP mëtutje informon se ai është shprehur se pavarësia e Kosovës do të krijonte një "periudhë të trazirave" në Ballkan.