PRISHTINË

Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen ka nënshkruar një vendim ekzekutiv për mbrojtjen e sipërfaqes në të cilën gjendet Manastiri i Deçanit. Kjo hapësirë, para një viti ishte shpallur zonë e veçnatë. Në kumtesën e sotme nga administrata ndërkombëtare, mëtutje thuhet se ky lokalitet "përmban elemente të veçanta kulturore, historike dhe natyrore, që janë trashëgimi e përbashkët e Kosovës". Me këtë urdhër në zonën e përmendur ndalohet ndërtimi dhe veprimtaritë e tjera, pa autorizimin e Administratës Ndërkombëtare në Kosovë.