KIEV

Ukraina sot e shënon 20 vjetorin e katastrofës bërthamore të Çernobilit.
Me të rënë këmbanat, qindra njerëz dolën në rrugët e qytetit Slavutich, i cili u ndërtua që t'i strehojë punëtorët e centralit në Çernobil, pas fatkeqësisë më të madhe bërthamore më 26 prill, 1986.
Katastrofa në Çernobil kontaminoi pjesë të mëdha të territorit të Ukrainës, Bellorusisë dhe Rusisë.