MITROVICË

Në Mitrovicë është zhvilluar një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e punimeve për rindërtimin e lagjes që njihet si Mëhalla e Romëve. Kjo lagje u shkatërrua gati 7 vjet më parë, duke lënë të pastrehë rreth 7 mijë pjesëtarë të komunitetit rom.
Në ceremoni kane marrë pjesë autoritete të larta ndërkombëtare dhe vendore, si kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen dhe kryeministri Agim Çeku.