VJENË

Kombet e Bashkuara kanë dënuar përpjekjet e pamjaftueshme për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore.
Kjo është bërë e ditur nga një raport i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftën kundër drogave dhe krimit. Drejtori i kësaj zyre Antonio Maria Kosta tha se bota duhet të turpërohet për shkak se skllavëria ende vazhdon në shekullin e 21-të, tani në formën e njerëzve të trafikuar.
Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë nga Afrika, Evropa qëndrore dhe juglindore, vendet e ish Bashkimit Sovjetik, Amerikës Latine dhe Azisë.