MOSKË

Një seri tërmetesh, ku më i fuqishmi prej 7.7 ballësh i shkallës Rihter, kanë goditur rajonin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë.
Raportohet se disa njerëz janë plagosur lehtë ndërsa një numër ndërtesash, përfshirë një shkollë dhe një spital janë dëmtuar.
Instituti Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara tha se dridhja ka ndodhur 43 km nën sipërfaqen e tokës.