PRISHTINË

Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen dhe zëvendësi i tij Steve Schook kanë biseduar sot me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe me kryeministrin Agim Çeku.
"Në fillim të qershorit do të mund të raportojmë para Këshillit të Sigurimit për rezultatete konkrete që janë arritur në jetësimin e standardeve prioritare, në mënyrë që zoti Ahtisari në korrik të mund të shpalosë synimet e tij për rrugën e mëtejme të përcaktimit të statusit", tha sot shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen. Këto komente përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm i ka bërë pas një takimi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërkohë që shoqërohej nga zëvendësi i tij i ri, Steven Shook. Presidenti Sejdiu tha se me zotin Petersen dhe zëvendësin e tij kanë folur edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale që ishin paraparë të mbahen në vjeshtë të këtij viti.