UASHINGTON

Sekretari amerikan i mbrotjes Donal Rumsfeld ka folur sot në një konferencë për shtyp në përgjigje të zërave kritike që vinë nga disa ish gjeneralë në pension, të cilët kanë kërkuar madje dhe dorëheqjen e tij.
" Kishim luftën në Afganistan, në Irak dhe po zhvillojmë luftën globale kundër terrorizmit. Në mesin e gjithë këtyre zhvillimeve dhe sfidave është e vështirë për disa njerëz që të kalojnë nga shekulli i 20-të, që ishte shekulli i industrializimit, në atë 21-të që është shekulli i teknologjisë dhe informacionit. Kjo do të thotë se për një grup njerëzish është e vështirë të kuptojnë luftën asimetrike që zhvillohet sot, krahasuar me atë klasike, që është zhvilluar më parë"- tha Rumsfeld.