TIRANË

Një grup i deputetëve të Shqipërisë kërkon që prokurori i përgjithshëm të shkarkohet për shkak të akuzave se ka dështuar në luftën kundër krimit të organizuar. 22 deputetë të Partisë Demokratike të kryeminsitrit Sali Berisha, thonë se ata do të kërkojnë nga Kuvendi që ta filloj procesin e shkarkimit të Theodori Sollakut nga posti i prokurorit të përgjithshëm. Pritet që gjatë ditës kërkesa e këtij grupi do ti dorëzohet kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Të dielën kryeministri Berisha e akuzoi prokurorin Sollaku se ka lidhje kriminale.