Papa Benedikti i 16-të sot ftoi për një zgjidhje të ndershme të çështjes bërthamore të Iranit, për një shtet të vërtetë palestinez dhe për bashkëpunim global në luftimin kundër terrorizmit. Këtë thirrje Papa Benedikti i 16-të e bëri në mesazhin e tij të Pashkëve "Urbi et Orbi", nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, para afro 100 mijë besimtarëve. Ishte ky festimi i parë i Pashkëve prej se ai u zgjodh Papë.