ROMË

Lideri i qendrës së majtë Romano Prodi sot përsëri ka kërkuar që Silvio Berlusconi ta pranojë disfatën në zgjedhjet, dhe t'i japë fund asa që e quajti "komedi të çuditshme".
Berlusconi vazhdon të refuzojë që të njohë fitoren e ngushtë të Prodit në zgjedhjet e fundjavës së kaluar.
Rezultatet përfundimtare zyrtare pritet të shpallen në fillim të javës tjetër.