STRASBURG

Mbikqyrësi kryesor evropian i të drejtave të njeriut ka inkurajuar Gjermaninë të ndërmarrë masa ndaj trafikimit të grave gjatë kampionatit botëror te futbollit. Këshilli i Evropës në një raport të bërë publik sot thotë se 9 qershori deri 9 korrik, periudha e zhvillimit të kampionatit, mund të çojë në rritjen e numrit të grave që do të detyrohen me forcë të prostituojnë në Gjermani.