BRUKSEL

Kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bruksel është takuar me autoritete të larta të unionit. "Procesi i negociatave do te vazhdojë sipas planit" -tha Ahtisari duke ju referuar çështjeve që lidhen me decetralizimin dhe krijimin e komunave të reja. "Vetëm më vonë, rreth muajit korrikut, mund të dilet me qëndrime lidhur me statusin, pas raportit që do të mbajë në Këshillimin e Sigurimit Soren Jessen Petersen mbi përmbushjen e standarteve në Kosovë"- vijoi me tej Ahtisari gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë evropiane Havier Solana, kryetarin e Komisionit Evropian Barroso dhe me eurokomisionerin për zgjerim Oli Rehn. Të tre këta e cilësuan zgjidhjen e statusit të Kosovës të rëndësishëm jo vetem për Kosovën por edhe më gjerë.