BAGDAD

Dhuna vazhdon të marrë jetë në Irak. Të paktën 12 irakianë u vranë vetëm sot në këtë vend. 8 persona përfshirë 4 policë u vrarë gjatë shpërthimeve me bombë në Bagdad, Tal Afar dhe Kirkuk. Tre persona u vranë pas një sulmi me bombë në Khalis në verilindje të Bagdadit. Një polic u qëllua për vdekje në kryeqytet. Gjithashtu sot 2 ushtarë amerikanë u vranë si pasojë e një sulmi me bombë në Bagdad.