HAGË

Gjykata Ndërkombëtare, institucioni më i lartë i drejtësisë së Kombeve të Bashkuara shënon sot 60 vjetorin e krijimit.
Gjykata, e cila gjendet në Hagë zgjidh mosmarrëveshjet mes vendeve, derisa një e treta e çështjeve që ka trajtuar deri tani lidhen me mosmarrëveshjet për kufijtë apo hapësirat detare.
Kjo Gjykatë së fundi po dëgjon të parin rast kur një shtet akuzon një tjetër për gjenocid dhe bëhet fjalë për aktpadinë e ngritur nga Bosnja kundër Serbisë.