TEHERAN

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani ka pasuruar për here të parë në mënyrë të suksesshme uranium, një hap përpara për të zhvilluar lëndët nukleare. Gjatë një fjalimi të mbajtur në televizionin kombëtar Ahmadinexhad tha se po njoftonte zyrtarisht se Irani i është bashkuar grupit të vendeve të cilat disponojnë teknologji nukleare. Ai i kërkoi perëndimit ti japë fund presionit mbi Teheranin.
"Ne kemi deklaruar disa herë dhe e përsërisim se teknologjia jonë nukleare është për qëllime paqësore" –shprehet presidenti Ahmadinexhad.
Më herët gjatë ditës së sotme, Shtëpia e Bardhë tha se zhvillimet e fundit tregojnë se Irani po ecën në drejtimin e gabuar. Këshilli i Sigurimit i ka kërkuar Iranit të ndërpresë aktivitetin për pasurimin e uraniumit. Por Irani e ka kundërshtuar kërkesën.