TEHERAN

Inspektorët e Agjencisë ndërkombëtare për Energji Atomike sot e fillojnë aktivitetin në Iran. Inspektorët e kësaj agjencie do t'i vizitojnë kapacitetet bërthamore në Isfahan. Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed El Baradei javën e ardhshme pritet të arrijë në Iran për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvillojë armatim bërthamor, ndërsa Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.