ROMË

Italianët i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare në vend. Zgjedhjet zhvillohen sot dhe nesër, derisa kutitë e votimit sonte do të mbyllen në orën 10pm.
Blloqet kryesore rivale në këto zgjedhje janë ai që udhëhiqet nga kryeministri Silvio Berluskoni dhe koalicioni i majtë që drejtohet nga Romano Prodi, ish kryetar i Komisionit Evropian.