ROMË

Në Itali sot po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Blloqet kryesore rivale në këto zgjedhje janë ai që udhëhiqet nga kryeministri Silvio Berluskoni dhe koalicioni të cilit i prinë Romano Prodi, ish kryetar i Komisionit evropian. Pas votimit në vendlindjen e tij në Bolonjë, Romano prodi deklaroi:
- Kam fjetur mirë, është ditë shumë e mirë me diell dhe unë shpresoj se çdo gjë do të përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Zgjedhjet në Itali vazhdojnë edhe nesër.