HAGE

Serbia garanton gjykatën ndërkombëtare të Hagës se do të dorëzojë deri në fund të muajit, ish gjeneralin e serbëve të Bosnjës të akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiç. Lajmin e bëri të ditur Zëdhënësi i kryeprokurores Carla Del Ponte, i cili tha gjithashtu se kryeprokurorja ka marrë garanci për këtë, nga kryeministri i Serbisë Vojislav Koshtunica.