PEKIN

Kombet e Bashkuara bënë të ditur se virusi H5N1 është përhapur me shpejtësi që prej fillimit të vitit. Shefi i zyrës së koordinimit të Kombeve të Bashkuara për Influencën Haviare, David Nabarro u tha gazetarëve në Pekin, se 30 vende të tjera, në Afrikë, Evropë, Azinë e Jugut dhe në Lindjen e Mesme kanë raportuar se janë infektuar nga gripi i shpendëve këtë vit.
Virusi ka vrarë me shumë se 100 persona që prej vitit 2003 pjesa më e madhe e të cilëve në Azi. Ekspertët i tremben një përhapje të mundëshme tek njerëzit në formën e pandemisë.