PRISHTINË

Ekipi negociues i ka hyrë një diskutimi të hollësishëm lidhur me dokumentin për decentralizimin, që ditë më parë e ka sjellë në Prishtinë zëvendëskryenegociatori Albert Rohan. Ky dokument pritet të diskutohet edhe në takimin e Vjenës që mbahet më tre prill. Në takimin e ardhshëm delegacioni i Kosovës do të kryesohet nga zëvendësministri dhe ministër i pushtetit lokal, Lutfi Haziri.