TIRANË

Afro 33% të femrave të Shqipërisë kanë qenë viktima të dhunës familjare, thuhet, pos tjerash, në një raport të publikuar nga organizata Amnesty International. "Numrat që ne i kemi cituar janë ata që, në një mënyrë, mund ti gjeni pothuajse në secilin vend, për të cilin AI ka bërë raporte", tha Sian Jones, nga kjo organizatë. Në raport citohen fjalët e veprimtares për të drejtat e njeriut në Shqipëri, Afërdita Proni se gratë "goditen, rrahen, dhunohen dhe në disa raste edhe vriten". Sipas saj, "shumë të tjera u nënshtrohen dhunës psikike".