GAZA

Presidenti palestinez Mahmud Abas dekretoi qeverinë palestineze të Hamasit, megjithë shqetësimet se ardhja në pushtet e Hamasit do ta përballë administratën palestineze me bllokadë financiare dhe izolim ndërkombëtar.
Katërshja diplomatike e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia i kanë vënë kusht Hamasit të njohë Izraelin dhe të heqë dorë nga dhuna.