LONDËR

Minsitrat e jashtëm nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë do të takohen gjatë kësaj jave në Berlin për të diskutuar programet bërthamore të Iranit, kanë bërë të ditur burimet britanike.
Takimi synon në gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes këtyre vendeve për masat që duhen marrë ndaj Iranit.