MOSKË

Shërbimi rus i kundërzbulimit ka mohuar se Moska i ka dhënë informacione Bagdadit për planet dhe lëvizjen e trupave amerikane gjatë invazionit në vitin 2003.
Zëdhënësi i shërbimit, Boris Labusov, tha se akuza të ngjashme të pabaza janë bërë edhe më të kaluarën.
Ai tha se shërbimi nuk e "konsideron të nevojshme të komentojë fabrikime të tilla".
Dje, Pentagoni raportoi se Rusia i ka dhënë informata ish liderit irakian Saddam Hussein për lëvizjet dhe planet e trupave amerikane pak para invazionit.