UASHINGTON

Sekretarja amerikane e shtetit, Kondolesja Rajs në një bisedë telefonike me presidentin Hamid Karzai ka kërkuar një zgjidhje të favorshme të rastit të afganit që rrezikon dënimin me vdekje për shkak të konvertimit të tij në të krishterë.
Një gjë e tillë është e ndaluar në Afganistan.