LOS ANGELES

Një 100-vjeçar ka dalë në pension pas 76 vjet pune në agjencinë e transportit publik në Los Angeles.
Arthur Winston tha se asnjëherë nuk e ka konsumuar alkoholin dhe as duhanin.
Ai tha se në 50 vitet e fundit nuk ka qenë te mjeku, ndërsa nga puna ka munguar vetëm një ditë, në vitin 1988 kur i ka vdekur gruaja.
Winston tha se do të mbetet aktiv edhe në ditët e pensionit duke u marrë me shpezëtari.