PRISHTINË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha ka kërkuar nga Valter Kolbov, kryesues i fraksionit të socialdemokratëve në Bundestagun gjerman, që Gjermania e para ta njohë pavarësinë e Kosovës, ashtu siç bëri me Kroacinë në fillim të viteve 1990.
Në komunikatën e Kuvendit thuhet se Berisha e ka falënderuar popullin dhe qeverinë gjermane për ndihmën ndaj Kosovës, dhe ka kërkuar që ndihmat të vazhdojnë, veçanërisht gjatë procesit të përcaktimit të statusit përfundimtar.