SHKUP

Zbatimi i modelit të decentralizimit në Maqedoni ka treguar suksese të mëdha, dhe në disa pika jemi të interesuar që t'i referohemi, për t'i ikur çdo forme të modeleve që bllokojnë jetën e qytetarëve dhe integrimin e komuniteteve etnike, deklaroi ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës Lutfi Haziri.
Këto komente ai i bëri pas takimit me ministrin e Pushtetit Lokal në Maqedoni, Rizvan Sulejmani.
Dy ministrat gjithashtu nënshkruan një protokoll të përkohshëm bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e pushtetit lokal, si dhe biseduan për binjakëzimin e qyteteve të Kosovës dhe Maqedonisë.