KUALA LAMPUR

Qindra demonstrues kanë protestuar para ambasadës amerikane në Malajzi në tre vjetorin e ndërhyrjes ushtarake amerikane, duke kërkuar çlirimin e Irakut nga forcat e koalicionit.
Protesta kundër ndërhyrjes në Irak janë zhvilluar gjatë fundjavës edhe në Londër, Tokio, Stokholm, Kopenhagë dhe Sidnej, por këto protesta tërhoqën shumë më pak njerëz se ç'pritej.