PRISHTINË

Nesër në Vjenë do të fillojë raundi i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Në takimin e sotëm të Ekipit Negociator, para nisjes së delegacionit për në Vjenë, u vlerësua se pala kosovare është e përgatitur mirë, unike dhe i ka përgjigjet adekuate për propozimet e ofruara. Delegacionin e Kosovës në raundin e dytë e udhëheq anëtari i Ekipit Negociator dhe kryetar i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.