BEOGRAD

Kufoma e Sllobodan Millosheviçit u vendos në mesditë për homazhe në muzeumin e Revolucionit në Beograd. Millosheviçi do varroset në Pozharevc të shtunën. Trupi i tij mbërriti nga Haga, ku ai gjykohej për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit në Beograd gjatë ditës së djeshme.
Një nga mjekët rusë që ndoqi rezultatet e autopsisë në Hagë tha se Millosheviçi kishte vdekur nga sulmi në zemër, por ka shtuar se po të udhëtonte drejt Moskës do të mund të shpëtohej.