UASHINGTON

Zëdhënësi i departamentit amerikan të Shtetit, Tom Casey, ka shfaqur shpresën se vdekja e Millosheviqit nuk do të shkaktojë shtyrje të raundit të dytë të bisedimeve për Kosovën, që janë caktuar për 17 mars, në Vjenë. "Ne i mbështesim përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe dëshirojmë që bisedimet të vazhdojnë", tha Casey.