KANDAHAR

Forcat e sigurisë në Afganistan thonë se ata po kërkojnë katër shqiptarë dhe katër afganë, për të cilët talibanët thonë se i kanë rrëmbyer dje, në pjesën jugore të Afganistanit. "Na vjen keq, por ne morëm vesh se këta shqiptarë janë rrëmbyer", tha sot guvernatori i provincës Kandahar, Haji Assadullah Khalid. Zëdhënësi i talibanëve, Mohammad Yousuf tha se të tetë personat po mbahen peng dhe se ata do të gjykohen nga një gjyq taliban. Ai nuk dha asnjë arsye për këtë rrëmbim.