ALGJER

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në Algjeri për të biseduar bashkëpunimin dypalësh ushtarak dhe në fushën e energjisë. Mediat shtetërore të Algjerisë raportuan se delegacioni do të nënshkruajë kontrata në vlerë prej 1 miliardë dollarë. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi rus në këtë vend të Afrikës Veriore që nga koha sovjetike.