TEL AVIV

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert tha se Izraeli do të finalizojë kufijtë e tij të përhershëm brenda katër viteve të ardhshme.
Në një intervistë për "Jerusalem Post" Olmert ka premtuar të fillojë projektin kundërthënës për lidhjen e Jerusalemit lindor me vendbanimin Male Adumim të Bregut Perëndimor.