PRISHTINË

Kryesia e Kuvendit të Kosoves ka thirrur seancën plenare për ditën e nesërme. Seanca pritet të zhvillohet në dy pjesë.
Fillimisht do të procedohet kërkesa e LDK-së për zëvendësimin e kryetarit të Kuvendit Nexhat Daci me nënkryetarin e kësaj partie, Kolë Berisha, kurse me pas Kuvendi do të votojë dhe për zgjedhjen e kryeministrit dhe qeverisë së re të Kosovës.