PRISHTINË

Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen tha se "pret që kryeministri i ri, Agim Çeku do ti kushtoj shumë kohë përpjekjeve për udhëhqjen e qeverisë që në mënyrë substanciale do ti shqyrtoj çëshjet e minoriteteve". Këto komente ai i bëri në një intervistë për agjencinë AP. Mëtutje ai tha se "ka kërkuar nga Beogradi që ta bëjë të mundshme që serbët e Kosovës të jenë pjesë aktive e krijimit të së adhmes së tyre në Kosovë". Në këtë aspekt, zoti Petersen tha se "gjëja më e mirë që mund ta bëjë Beogradi tash është që të lejoj që serbët e Kosovës të jenë të lirë" të vendosin në mënyrë të pavarur për të ardhmen e tyre.